Greqi, Stournaras: Të arrijmë objektivat, pastaj negociatat

Ministri i ri i financave në Greqi u zotua për të kryer reformat dhe privatizimet që kërkohën nga trojka e ndërkombëtarëve për të rifituar besueshmërinë tek huadhënësit e huaj. Në fjalimin e tij të parë në parlament ekonomisti i respektuar Janis Stournaras përsëriti planin e qeverisë për të kërkuar nga huadhënësit kohështesë për të zbatuar masat e kursimit. Por ai gjithashtu paralajmëroi për një rrugë të vështirë përpara për të bindur të ashtuquajturën trojkë të Bashkimit Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe huadhënësit e Bankës Qendrore për të dhënë Greqisë më tepër kohë dhe para.
"Greqia duhet të zbatojë masat që ajo ka votuar tashmë në mars të vitit të kaluar si pjesë e ekzekutimit të buxhetit të vitit 2012 në mënyrë që të mund të lëvizin drejt objektivave, në mënyrë që kësti i ardhshëm i kredisë të mos vihet në rrezik, "tha Stournaras parlamentit gjatë një debati para një votim mosbesimi të qeverisë.
Ministri grek i financave theksoi se mos respektimi i marrëveshjes do të rrezikojë këstin e ardshëm të kredisë që do të ishte i nevojshëm sipas tij për pagat dhe pesionet. "Qeveria është e angazhuar plotësisht për zbatimin e programit të privatizimit siç është rënë dakord me partnerët tanë, me një vonesë të vogël, për shkak të zgjedhjeve" tha Stournaras.
Ndërkohë brukseli ka paralamëruar Athinën se nuk do t`i jepet kësti i radhës në muajin gusht derisa programi i reformave të fillojë të futet në trajektoren e saktë të përcaktuar nga specialistët e trojkës. Qeveria e re greke me në krye Antonis Samaras kanë theksuar se do të zbatojnë programin për ndryshimet strukturore në aparatin shtetëror, reduktimet e shpenzimeve në administratën publike pa pushime të reja nga puna dhe sidomos privatizimet por kanë kërkuar më tepër kohë.