E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK-u dënon vrasjen e çiftit serb në Kosovë

Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif ka dënuar vrasjen e çifit serb në Talinovc të Ferizajt.

"Ata që kryejnë akte të tilla i bëjnë dëme të tmerrshme reputacionit dhe aspiratave të popullit të Kosovës", ka thënë Zarif përmes një deklarate për mediat.

Ai gjithashtu përgëzoi reagimin e shpejtë të institucioneve të Kosovës pas ngjarjes.

"Krimet të tilla të tmerrshme nuk duhet të lejohen të mbesin të pazgjidhura ose të pandëshkuara", tha Zarif.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona, me përkatësi serbe, rreth moshës 55 vjeç, të premten në mbrëmje janë gjetur të vrarë në fshatin Talinovc të komunës së Ferizajt.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë përjashtuar motivin etnik si të mundshëm në vrasjen e çiftit Jevtiç në Talinovc.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›