Daçiç: Rrugët alternative larg KFOR-it

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë Ivica Daçiç deklaroi se xhandarmëria serbe nuk ka bllokuar rrugët alternative për në Kosovë, por sipas tij “ka pasur probleme vetëm në një vend” dhe se policia serbe ka “ndërruar drejtimin drejt rrugëve të tjera”.
“Mos të bëhemi të marrë. Nëse krijohen rrugë alternative, thelbësore është që ato të bëhen atje ku nuk shihen e jo 10 metra larg postbllokut, sic është rruga alternative 50 metra larg pikëkalimit dhe KFOR-i e sheh se kush po kalon”, ka deklaruar Daçiç.
Më tej ai ka shtuar se një hap i tillë është ndërmarrë,pasi sipas "ka deklarata se gjatë fundjavës, KFOR-i, do të mbyllë me forcë rrugët alternative”.
Që nga vera e vitit të kaluar, rrugët që çojnë nga jugu për në veri të Kosovës, janë bllokuar me barrikada nga serbët.
Ndërkaq, për të mos kaluar nëpër vendkalimet kufitare ne veri, ku tashmë janë vendosur policët dhe doganierë kosovarë dhe të EULEX-it, ata po përdorin rrugët alternative që lidhin Kosovën me Serbinë.