Greqia përgatitet për grevë

Detarët grekë kanë njoftuar nisjen e grevës së re, të nxitur nga masat e ashpra të kursimeve që po realizon qeveria e Papadhimos për të shmangur falimentimin e shtetit. Detarët do të jenë në grevë dy ditë, grevë kjo që pasoi pasi që negociatat me qeverinë për paga dhe privilegje të tjera të humbura dështuan. Kjo grevë do të prishë planet e të gjithë grevistëve, pasi do të mbahet vetëm disa ditë në prag të Pashkëve ortodokse. Dhe derisa grevat në vend nuk do të ndalen gjatë natës, në njërën prej ndërtesave të Ministrisë së Reformës në Administratë Publike ishte vënë një mjet shpërthyes që shkaktoi dëme të mëdha materiale, por jo edhe viktima. Sulme të tilla janë bërë pothuajse përditshmëri në Greqi që prej fillimit të krizës financiare.