E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes gazetari i mirenjohur amerikan Mike Wallace

Ne nje spital te shtetit Connecticut vdiq ne moshen 93 vjecare Mike Wallace nje nga gazetaret me te njohur te Amerikes.

Ne nje njoftim te kanalit televiziv CBS thuhej se Wallace vdiq pas nje semundjeje te gjate. Per gati 40 vjet me radhe Mike Wallace punoi ne programin e mirenjohur te rrjetit CBS 60 Minuta.

Ai intervistoi qindra figura te shquara boterore presidente gjenerale artiste dhe sportiste amerikane personalitete nderkombetare shkrimtare dramaturge dhe yje te Hollivudit.

Ai intervistoi edhe figura me pak te njohura me veprimtari te dyshimte per pasurine dhe fames qe gezonin.

CBS vuri dje ne dukje ndihmesen e jashtezakonshme te gazetarit Mike Wallace duke e quajtur ate nje force me ndikim te industrise televizive gjate gjithe ekzistences se saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›