Dita e Kushtetutës, Krasniqi: Të gjithë të kontribuojnë për ligjin

Në kuadër të 9 Prillit, Ditës se Kushtetutës, kryetari i Kuvendit te Republikës se Kosovës, Jakup Krasniq, ka kërkuar që secili të kontribuojë për sundimin e ligjit në vend.
“Mbi bazën e Kushtetutës së vendit tonë, ne kemi ndërtuar dhe po vazhdojmë të konsolidojmë institucionet tona demokratike, me anë të së cilave promovohen vlerat dhe vendosmëria jonë për të krijuar mundësi të barabarta për çdo qytetar të Republikës së Kosovës”, ka thënë kryparlamentar Krasniqi, duke kujtuar se çdonjeri në Kosovë duhet të ndihmojë fuqizimin e shtetit.
“Është detyrë e secilit prej nesh që të kontribuojmë në fuqizimin e shtetit, shtrirjen e sundimit te ligjit, si dhe në zhvillimin e demokracisë, në mënyrë që të sigurojmë një të ardhme të sigurt dhe me perspektivë edhe për brezat e ardhshëm”, ka thënë në telegramin e urimit, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.