E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiç: Serbia kandidate për BE, para kapjes së Mlladiçit

 

BEOGRAD - Serbia pretendon të marrë statusin e kandidatit të BE-së edhe para kapjes së të kërkuarit për krime lufte Ratko Mlladiç, për të cilin mendohet se fshehet brenda kufijve të Serbisë. Deklarata është dhënë sot nga Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç në një intervistë për AFP. Ai ka shtuar se kjo gjë mund të ndodhë nëse Serbia dëshmon se po bashkëpunon plotësisht me Tribunalin e Hagës. “Amerika po bën maksimumin për të arrestuar Osama bin Ladenin, por nuk e ka arrestuar ende. Njëjtë po bëjmë edhe ne. Ne duhet të tregojmë gatishmëri dhe bashkëpunim të plotë”, tha Daçiç.
(a.s/Balkanweb/REL)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›