E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, arrestime të reja për vrasjen e botuesit, Pukanic

 

ZAGREB-Hetimet në Kroaci për vrasjen e një botuesi të njohur dhe një punonjësi të tij vazhdojnë me intensitet. Policia në kuadër të hetimeve për të zbardhur vrasjen e botuesit kroat, Ivo Pukanic, ka arrestuar në Zagreb edhe pesë të dyshuar të tjerë, katër burra dhe një grua. Mediat bëjnë të ditur lajmin. Të arrestuarit dyshohen se kanë lidhje me mafiozin e njohur serb, Sreten Jocic, njoftoi kanali televiziv HRT. Ndërkaq në policia janë shoqëruar brenda pak ditëm më shumë se 30 persona që dyshohet se kanë dijeni lidhur me vrasjen e Pukanic. Pukanic, botuesi i së përjavshmes kroate "Nacional", u vra javën e kaluar në një atentat me lëndë shpërthyese. Botuesi dhe gazetari Pukanic kishte shkruar shpesh mbi korrupsionin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në Kroaci.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›