“Kosova”, tema e Jeremiç në OKB
NEW YORK - Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Vuk Jeremiç nesër do të niset për në New York ku ka planifikuar një takim me përfaqësues të Sekretariatit të Përgjithshëm të OKB-së dhe vendeve anëtare të KS-së. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme serbe. Sipas këtyre burimeve Jeremiç pritet tu thotë bashkëbiseduesve se “Beogradi zyrtar nuk do të kundërshtojë rikonfigurimin eventual të pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë, nëse ai bëhet në përputhje me Rezolutën 12 44, kushtetutën e Serbisë, dhe përkrahjen e Këshillit të Sigurimit”.
(a.s/Balkanweb/REL)