Drama”Amadeus”, premierë më 1 dhjetor në TK
Drama psikologjike "Amadeus", do të vijë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar mbrëmjen e 1 dhjetorit. Me regji të Altin Bashës dhe interpretim të Fatos Selës, Marin Orhanasi, Eni Janit , Ahmet Pashës, etj, drama psikologjike Amadeus është premiera e parë për këtë sezon artistik të Teatrit.
Vepra tregon historinë e kompozitorit të njohur Mozart dhe kompozitorit të oborrit mbretëror Antonio Salieri të cilët luftojnë për të zënë vendin e dirigjentit të orkestrës së oborrit mbretëror të Jozefit të dytë.
Që prej premierës së parë vepra është vënë në skenë nga teatro më prestigjozë të botës. Në të trajtohen probleme universal, si marrëdhënia e talentit dhe mediokritetit, vendin e artistit në shoqëri, çështje të madhështisë.