E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiç: Tadiç s`u tregua burrë me Thaçin, nuk u takua

Kryeministri i ardhshëm i Serbisë Ivica Daçiç ka reaguar së fundmi duke mohuar dhe ndryshuar deklaratat e tij të mëparshme. Daçiq tha se nuk e ka akuzuar Boris Tadiç se ai shtrëngojë duart me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, por konstatoi se këtë nuk bëri si burrat kur ishte në pushtet.
 

“Unë nuk i kam hedhur shkopinj dhe gurë Tadiç se ai u takua me Thaçin. Por nëse ka dashur të bjerë në sy si burrë me kurajo, për të bërë këtë, atëherë duhej ta bënte si president. Dhe jo tani, kur nuk është më në detyrë. Përse nuk ka marrë guximin për ta bërë, kur ishte president? Se atëherë do të kishte pasur ndonjë lloj efekti”, ka thënë ai.
 

Sipas Daçiç, kjo tani nuk ka asnjë efekt, veçse efekt të dëmshëm për të, në elektoratin e Serbisë.
 

“Së dyti, ai dhe partia e tij na kanë kushtëzuar se nuk mund të shkojnë në takime në Evropë, nëse Kosova nuk është e përfaqësuar në mënyrë adekuate. Pra, nga vjen e drejta morale, që tani të sillen ndryshe?", thotë Daçiç.
 

Në pyetjen se, a do të tregonte ai, si Boris Tadiç një lloj trimërie të vonuar, Daçiç pa hamendje është shprehur se po.
 

“Natyrisht që po. Unë edhe deri tani kam thënë se nuk duhet t`i bëjmë dëm vetvetes. Disa herë kam qenë në një pozicion, kur është dashur të largohem nga takimi, sepse kishte ardhur ndonjë zyrtar i administratës së Kosovës që nuk është përfaqësuar në mënyrë adekuate. Dhe unë, si zëvendëskryeministër, duhet të tërhiqem nga takimi, ku ka qenë ndonjë i milionti në hierarkinë e administratës së Kosovës. Por kjo politikë është vendosur nga qeveria e Partisë Demokratike”, ka thënë Daçiç.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›