E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, shpërthim i fuqishëm në Damask

Një shpërthim që për cak kishte një veturë ushtarake tronditi të premtën kryeqytetin sirian-Damaskun, njofton agjencia e lajmeve DPA.

Televizioni shtetëror i Sirisë tha se shpërthimi ndodhi në rrugën Mezze në Damask, ndërsa nuk dha detaje të tjera.

Shpërthimi ndodhi në afërsi të ndërtesës së qeverisë; dëshmitarët thanë se pjesë të mëdha të tymit mbështollen zonën pas shpërthimit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›