Spanjollët protestojnë kundër kursimeve

Qindra punonjës të sektorit publik në Spanjë protestuan në Madrid kundër shkurtimeve në shpenzimet qeveritare, ndërsa organizatat tregtare kërcënuan me shtimin e grevave dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore kundër masave të kursimit.
Mbledhje të ngjashme janë organizuar në të gjithë vendin.
Ato vijnë pas mbajtjes së disa demostratave, më e madhja prej të cilave solli rreth 4 mijë njerëz në rrugët e kryeqytetit spanjoll gjatë kësaj jave. Organizatat pritet të mbajnë protesta kombëtare më 19 korrik.
Qeveria konservatore e kryeministrit, Mariano Rahoi, po përballet me probleme për shkak të shkurtimeve të buxhetit, i cili vlerësohet të jetë më i rëndi që ka bërë vendi në historinë e tij të re.
Kursimet përfshijnë heqjen e bonuseve dhe uljen e taksave për punonjësit e sektorit publik.