Dacic Te kerkojme hapur veriun e Kosoves

Zëvendëskryeministri serb Ivica Dacic ka deklaruar se ka ardhur koha që Serbia të thotë qartë dhe fortë se qëllimi i saj është përvetësimi i serbëve në veri të Kosovës.
Në një intervistë për të përditshmen “Vecernje Novosti”, Dacic ka theksuar se në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE duhet të diskutohet për cdo gjë, përfshirë idetë për shkëmbim territori.
“Është koha për një aksion më të vendosur. Beogradi nuk mund të përsërisë më parrulla të tipit “Kosova është Serbi”. Nëse do të rrijmë të shohim se cfarë bëjnë shqiptarët, atëherë rezultati do të jetë katastrofik”, ka deklaruar Dacic.
Ministri i Brendshëm serb Është koha për një aksion më të vendosur. Beogradi nuk mund të përsërisë më parrulla të tipit “Kosova është Serbi
Ivica Dacic
Zv.kryeministër i Serbisë i ka drejtuar edhe një apel, ndonëse jo direkt, kryeministrit kosovar Hashim Thaci, duke paralajmëruar me reagime nëse serbët e veriut lëndohen.
“Thaci duhet ta dijë se një sulm eventual ndaj serbëve nuk do të mbetet pa një reagim. Unë nuk kërcënoj askënd, por e them hapur se Serbia do ta mbrojë popullin e vet në Kosovë”, ka theksuar Dacic.
Ai ka vlerësuar se prania e barrikadave në veri të Kosovës nënkupton synimin e serbëve për të mos lejuar kthimin me dhunë të linjave administrative në kufij.
“Do të doja të mos kishte arsye që ato të mos ndodheshin aty, por më mirë barrikadat sesa armët”, është shprehur numri dy i qeverisë serbe.
Dacic ka shtuar më tej se në Serbi ekzistojnë dy rryma, njëra që mendon se Kosova është pjesë e Serbisë dhe tjetra që Beogradi s’ka më asnjë influencë atje dhe se duhet ta njohë atë sa më parë.
“Edhe pse themi se Kosova është e jona, vështirë se mund ta realizojmë sovranitetin mbi të. Shqiptarët kanë sovranitet derisa nuk bie mjegulla e parë. Atëherë helikopterët nuk mund të bartin më policë shqiptarë për t’i cuar në të ashtuquajturat dogana në veri”, ka shtuar Dacic.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Monografia e Rexhep Ferrit
Rexhep Ferri i takon brezit të piktorëve modernistë të Kosovës dhe është njëri ndër personalitetet më të spikatura, përkrah artistëve të tjerë të shquar të këtij brezi. Kështu deklaruan të pranishimit gjatë promovimit të monografisë së Gëzim Qëndros kushtuar akademikut Rexhep Ferri.
Engel: KFOR-i, jo ultimatume të kota
Kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka deklaruar se KFOR-i duhet të ndërmarrë veprime konkrete dhe jo të japë ultimatume të panevojshme. Serbët heqin vullnetarisht barrikadat
Banorët serbë në veri të Kosovës kanë nisur mëngjesin e së enjtes të largojnë me vullnetin e tyre barrikadat e vendosura në rrugët që të cojnë në pikat kufitare 1 dhe 31. Thaci: Në konflikt me ata që shkelin ligjin
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci deklaroi se veprimet kriminale në veri janë mbështetur nga shteti serb. Krasniqi takon biznesin: Klima jo e përshtatshme
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi gjatë një takimi me biznesmenët vendas, tha se politikat fiskale dhe politikat ekonomike në Kosovë ende nuk janë edhe aq të favorshme për bizneset, por ai kërkoi që edhe komuniteti i biznesit të bëhet pjesë e përgatitjes së ligjeve me amandimet e tyre, në mënyrë që të ketë politika më të favorshme për biznesin.
Lajmet kryesore
Mëshira europiane për Greqinë
Falja e borxheve, paguajnë edhe bankat shqiptare
Liderët e BE arrijnë marrëveshjen
PS ftesë Berishës e Topallit
Erzeni, shkatërrim me konsensus
Skandali, blihen ilace pranë skadencës