Skandali blihen ilace prane skadences

Grupi i kontrollit i ngritur nga Ministria e Shëndetësise dhe drejtoria e Qendres Spitalore Universitare, ka konstatuar abuzime me ilacet ne spitale deri ne vleren 1 milion euro.
Nuk behet fjale vetem per sherbimin Onkologjik, por ne afera te tilla korruptive duket se jane perfshire edhe sherbime te tjera brenda qendres spitalore me te madhe ne vend, qe kane te bejne me blerje te medikamenteve afer datave te skadences.
"Janë gjetur një sasi medakementesh të fshehura te shërbimi i Onkologjisë. Eshtë bërë bazë edhe për lëvizje të drejtësisë. Po kështu janë vërejtur shumë mangësi në lidhje me medikamente të skaduara, të ruajtura, apo të paasgjësuara në kohën e duhur dhe të mbajtura në pavione në të cilat mund të abuzohet. Janë vërejtur medikamente që janë blerë pa destinacion, që do të thotë se kush ka bërë shkelje, kush nuk ka administruar medikamente sipas rregullores, do të mbajë përgjegjësi, qoftë administrative, qoftë penale", tha drejtori i Politikave Shëndetësore.
Sipas Piperos kontrolli eshte ende ne proces dhe ne fund do te kete te tjera ndeshkime, ne varesi te shkeljeve.
Onkologjiku, dy të tjerë në pranga
Pak ditë pasi dy bashkëshortë përfunduan në pranga për skandalin e vjedhjes së medikamenteve në Spitalin Onkologjik, njësia task force mbyll hetimet dhe dërgon dosjen në gjykatë për një tjetër skandal me ilacet në këtë spital.
Kryeinfermjerja Arentina Arifaj dhe farmacistja Margarita Kola u derguan kete te merkure ne gjykate si te pandehura ne perfundim te hetimeve qe u adreson dy grave akuzen e shperdorimit te detyres. Akuza per to ka lidhje me ilacet me te kushtueshme per te paciente me semundje te renda, sic jane citostatiket medikamente qe perdoren ne kimioterapi.
Sipas prokurorit Julian Xhengo per kete skandal me medikamentet eshte kryer nje kontroll ne Spitalin Onkologjik nga KLSH,ku dhe jane shqyrtuar te gjitha kartelat e pacienteve te mjekuar me barna citostatike ku dhe jane vecuar 153 kartela nga te cilat 68 kartela nga pavioni i kimioterapise.
Ne perfundim te ketij kontrolli, konkluzioni eshte se ne repartin e kimioterapise jane konstatuar diferenca ne lidhje me citostatiket e qarkulluar ne farmaci repart me vleren e me shume se 1 milione lekesh te reja. Pergjate hetimeve, sipas kerkeses, per gjykim te dorezuar ne gjykate dhe qe Top Channel e disponon thuhet se njera nga te akuzuarat Arentina Arifaj ne kundershtim me aktet ligjore ka marre nje sasi te konsiderueshme te kartelave klinike dhe regjistrave per te shmangur hetimin dhe se vetem pas disa perpjekjeve nga ana e oficereve te policise gjyqesore eshte bere e mundur, qe ky dokumentacion te administrohet si prove materiale.
Ekspertet pershkruajne ne kete dokumentacion se nga farmacistja Margarita Kola jane terhequr nje sasi barnash me vlere nje milione e 455 mije leke me teper se ilacet e pershkruara ne kartela. Per abuzmimin me medikamentet e shtrenjta te Onkologjikut me heret eshte cuar per gjykim edhe farmacisti Hysni Bajrami, ndersa jane nen procedim penal per vjedhje duke shperdoruar detyren dhe moskallezim krimi dhe tre mjeke te tjere.
Vjedhja në QSUT, burg pa afat dy personave
Gjykata e Tiranës ka caktuar pak jave me pare masen e sigurise për personat e arrestuar të premten në QSUT, të cilët akuzohen për korrupsion aktiv.
Gjykata vendosi burg pa afat për mjekun onkolog Nikollë Kolecin dhe bashkëpunëtorin e tij Andonaq Zilin, ndërsa në arrest shtëpie la farmacisten Jetmira Koleci, bashkëshorten e mjekut.
Operacioni i Task Force dhe Sektorit te Krimit Ekonomik në Tiranë, prej disa javësh vuri në përgjim mjekun onkolog, Nikollë Koleci dhe bashkëshorten e tij,Jetmira Koleci, te cilet duke bashkëpunuar me njeri-tjetrin vidhnin medikamentet e spitalit dhe i dergonin ne farmacite afer Qendres Spitalore Universitare. Ne keto farmaci ata detyronin pacientet qe te blinin medikamentet qe ne fakt duhet t'i merrnin falas.
Vlera vetem e nje dergese medikamentesh te vjedhur brenda nje dite ne farmacine e spitalit Onkologjik ishte 80 mije leke. Por ne total, sipas Drejtorit i Qendres se Kontrollit te Barnave shuma mund te jete mbi 3 milion leke. Sipas tij, barnat ishin lehtesisht te dallueshme, pasi kane dy etiketa, njera prej te cilave eshte vetem per Sherbimin Spitalor dhe tjetra nuk lejohet te shitet.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Top Show, “shkolla e drejtësisë”
Shkolla e drejtësisë, sistemi arsimor i studimeve në drejtësi, problematika e shkollimit, cilësia e shkollimit, njohja e diplomave të marra në universitetet private e publike ishin disa nga problematikat e shtruara në panelin e Top Show mbrëmjen e së mërkurës. Tiranë, bashkia pret pemët
Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një askion për prerjen e pemëve në rrugën “Andon Zako Cajupi”. 23 pemë ekualipte të mbjella që në kohën e Italisë janë prerë me motosharrë. Ekspozita e armëve në Muzeun Historik
Pavioni i Etnografisë i cili po ndërtohet në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar do të bëjë bashkë objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore materiale. Dëshira për të jetuar
Kjo grua jeton guximshëm me fatin e saj të paracaktuar. Vuan nga një sëmundje e rëndë dhe ditët në lëngatë përpiqet t’i zbusë me mendime të bukura. Liqeni që po shkatërrohet
Me bimësinë që pushton hapësira të tëra, ujrat që po marrin ngjyrën e baltës, mbeturina e inerte që derdhën në ujrat e tij dhe me krapin e çdo gjallesë tjetër që po zhduket me shpejtësi, nuk duket e largët dita kur liqeni i Shkodrës të hiqet nga harta e tërheqjeve që mund të ofrojë Shqipëria.
Lajmet kryesore
Mëshira europiane për Greqinë
Falja e borxheve, paguajnë edhe bankat shqiptare
Liderët e BE arrijnë marrëveshjen
PS ftesë Berishës e Topallit
Erzeni, shkatërrim me konsensus