Monografia e Rexhep Ferrit

Rexhep Ferri i takon brezit të piktorëve modernistë të Kosovës dhe është njëri ndër personalitetet më të spikatura, përkrah artistëve të tjerë të shquar të këtij brezi. Kështu deklaruan të pranishimit gjatë promovimit të monografisë së Gëzim Qëndros kushtuar akademikut Rexhep Ferri.
Monografia përfshin gjithë veprimtarinë artistike të piktorit, akademikut dhe njërit ndër personalitetet më të spikatura të kulturës shqiptare. Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Besim Bokshi, tha se profesor Rexhep Ferri është krijues i niveleve të larta në artin e pikturës, i çmuar si i tillë edhe nga studiues të pikturës europiane.
“Zonja e zotërinj, qëndrojmë para një rrafshi të bardhë, nën të cilin ne nuk shohim asgjë. Vjen brusha e Rexhep Ferrit dhe i nxjerr në sipërfaqe lëvizjet e hijeve homoide nëpër dramat e tyre, nëpër shqetësimet, synimet, frikën e nëpër shpresën për të ecur nga njeriu. Dhe vijën nga bota e tyre na shqetësojnë për fatet e tona e na sugjerojnë veprime për të ecur në jetë. Nga nivele të dashurisë e të shqetësimeve për njeriun piktura e Rexhep Ferrit qëndron njerëzisht e ndritur”, tha në fjalën e rastit zoti Bokshi.
Autori i monografisë, profesor Gëzim Qëndro tha se Rexhepi i takon brezit të piktorëve modernistë të Kosovës dhe është njëri ndër personalitetet më të spikatura, përkrah artistëve tjerë të shquar si Muslim Mulliqi, Tahir Emra, Engjëll Berisha, Agim Çavdarbasha e Nusret Saliamixhiç.
“Ata ishin të parët që krijuan një traditë të lidhur ngushtë me zhvillimet bashkëkohore në kulturën e Europës Perëndimore, duke krijuar një hapësirë emancipimi dhe lirie krijuese, e cila nuk ishte njohur më parë në artin pamor të Kosovës dhe më keq akoma, nuk pranohej në anën tjetër të kufirit ku kishte filluar vetizolimi absurd dhjetëra-vjeçar”, deklaroi autori Qëndro.
Subjekti i librit, vetë profesor Rexhep Ferri falënderoi të gjithë ata që kontribuan për botimin e kësaj monografie.
“Nga dritarja dhe ngjashmëria kam kapur një ‘mjeshtri’. Ashtu si besoj, ashtu si di, ashtu si më pëlqen. Botën që më tërheq, që më qet edhe jashtë gravitacionit nuk di ta paraqes ndryshe, një hap përtej përsëritjes kah drita”, u shpreh profesori dhe studiuesi Rexhep Ferri.
Monografia e profesor Rexhep Ferrit është botim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe ka 219 faqe. Në këtë përurim u bë e ditur se po përgatiten edhe monografia e Tahir Emrës dhe Gjelosh Gjokajt.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Dacic: Të kërkojmë hapur veriun e Kosovës
Zëvendëskryeministri serb Ivica Dacic ka deklaruar se ka ardhur koha që Serbia të thotë qartë dhe fortë se qëllimi i saj është përvetësimi i serbëve në veri të Kosovës. Engel: KFOR-i, jo ultimatume të kota
Kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka deklaruar se KFOR-i duhet të ndërmarrë veprime konkrete dhe jo të japë ultimatume të panevojshme. Serbët heqin vullnetarisht barrikadat
Banorët serbë në veri të Kosovës kanë nisur mëngjesin e së enjtes të largojnë me vullnetin e tyre barrikadat e vendosura në rrugët që të cojnë në pikat kufitare 1 dhe 31. Thaci: Në konflikt me ata që shkelin ligjin
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci deklaroi se veprimet kriminale në veri janë mbështetur nga shteti serb. Krasniqi takon biznesin: Klima jo e përshtatshme
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi gjatë një takimi me biznesmenët vendas, tha se politikat fiskale dhe politikat ekonomike në Kosovë ende nuk janë edhe aq të favorshme për bizneset, por ai kërkoi që edhe komuniteti i biznesit të bëhet pjesë e përgatitjes së ligjeve me amandimet e tyre, në mënyrë që të ketë politika më të favorshme për biznesin.
Lajmet kryesore
Mëshira europiane për Greqinë
Falja e borxheve, paguajnë edhe bankat shqiptare
Liderët e BE arrijnë marrëveshjen
PS ftesë Berishës e Topallit
Erzeni, shkatërrim me konsensus
Skandali, blihen ilace pranë skadencës