E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dacic Te luftojme per Kosoven


Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic ka deklaruar se askush nuk duhet të mendojë se Serbia e ka humbur Kosovën dhe se nuk është e gatshme të luftojë për të.

“Vija e kuqe e Beogradit është sulmi i armatosur i Hashim Thacit ndaj serbëve të Kosovës. Thaci duhet ta dijë se me sulmin ndaj serbëve të Kosovës sulmon Beogradin dhe ne këtë nuk mund ta tolerojmë”, ka deklaruar Dacic.

Sipas agjencisë serbe “Press”, numri dy i qeverisë serbe është shprehur se, nëse Turqia thotë se sulmet në Sarajevë janë sulme ndaj Stambollit, përse Serbia nuk duhet të thotë se sulmet ndaj serbëve të Mitrovicës janë ndaj Beogradit?

“Mundësia e shmangies së luftës ka qenë mesazh i gabuar për Thacin, sepse është e nevojshme barazpesha, ekuilibri i frikës për shkak të sigurisë në rajon”, ka pohuar Dacic.

Ministri i Brendshëm ka shtuar se për shkak të këtij ekuilibri të frikës kurrë nuk ka pasur luftë mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovietik.

“Gjatë historisë sonë, disa herë e kemi humbur dhe disa herë e kemi kthyer Kosovën”, ka shtuar Dacic, qëndrimet e të cilit rreth Kosovës ndryshojnë vazhdimisht.

Muajin e kaluar ai deklaroi se Beogradi tashmë duhet të kërkojë hapur përvetësimin e veriut të Kosovës, pasi parullat “Kosova është Serbi” nuk pijnë më ujë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Krimet e luftës, pranga në Austri kosovarit
Një shqiptar nga Kosova, i kërkuar për krime lufte në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia, është arrestuar në Austri. Hoxhaj: Serbia tensionon veriun
Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka akuzuar Serbinë se tensionon qëllimisht situatën në veri të Kosovës. Aksioni në Mitrovicë, plagosen 21 ushtarë të KFOR-it
Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë janë përplasur me qindra serbë të veriut.Ushtarët e KFOR-it kanë nisur, brenda natës, largimin e një barrikade rrugore në pjesën veriore të Mitrovicës, madje ata kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë serbët që synonin të mbronin barrikadën. Britani, vlerësohet Policia e Kosovës
Në programin e njohur “Policia e fortë”, të ish-futbollistit dhe aktorit të njohur britanik që jeton në Hollivud, Vinnie Jones, temë e raportimit ishte Policia e Kosovës. Shkupi kundër ndarjes së Kosovës
Ideja serbe për shpalljen e pavarësisë së veriut të Kosovës është komentuar në Maqedoni nga politikanët dhe analistët shqiptarë.

Lajmet kryesore

Aksioni në Mitrovicë, plagosen 21 ushtarë të KFOR-it
Dy prej të lënduarve në gjendje të rëndë
Hipoteka: Prona që pretendon familja Konomi ka ende probleme
Obama: Mbështesim përpjekjet për integrim
Familjarët: Çfarë po ndodh me hetimin e vrasjeve?
Vizat, Fajon: Pezullimi i dëmshëm

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›