E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dacic: Zbatimi i marrëveshjes pastaj data e anëtarësimit

SERBI - Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se pas bisedimeve me presidentin e Austrisë dhe Polonisë në Mathausen, se ata “ishin pozitivë” për ta mbështetur integrimin evropian të Serbisë.

Por, mbështetja e tillë mund të ndodhë vetëm pas implementimit të Marrëveshjes së arritur në Bruksel, mes Prishtinës dhe Beogradit.

Presidentët austriak dhe polak, për këtë temë kanë folur edhe me njëri tjetrin, ndërsa mbështetjen për rrugën evropiane të Serbisë, Dacici e mori edhe nga ministri i Jashtëm austriak, Michael Spindelegger.

"Shefi austriak i diplomacisë ka thënë se mbetet në BE-në që - nëse fillon implementimi i Marrëveshjes - Serbia patjetër do ta fitojë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim”, ka thënë Dacic, transmeton Telegrafi.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›