Siti për Kavanin: Xhekon, plus 40 mln
Teksa sheh të humbur luftën me Çelsin për Radamel Falkaon, Man-çester Siti nuk do që të humbë edhe një tjetër objektiv të rëndësishëm për sulmin, siç është uruguaiani Edinson Kavani. Prandaj për të shpejtuar marrëveshjen me Napolin dhe për të shmangur mësymjet e Realit të Madridit dhe PSG-së, sheiku Mansur është gati të ofrojë 40 milionë euro, plus njërin prej sulmuesve aktualë që Mançini ka në dispozicion, zgjedhja e të cilit është boshnjaku Edin Xheko. Ky i fundit pëlqehet shumë nga trajneri i italianëve, Valter Maxarri.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)