Tiranë, atentat me armë zjarri biznesmenit të ndërtimit pranë shtëpisë së tij
TIRANË - Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë orëve të vona të ditës së diel pranë rrugës ‘Ali Visha’ në Tiranë. Një person është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij, në rrethana ende të paqarta.
Viktima është identifikuar nga policia si Ikmet Kotorri, biznesmen ndërtimi. Mësohet se I.Kotorri ka humbur jetën rrugës për në spital.
Policia ka mbërritur pranë vendit të ngjarjes, duke nisur menjëherë punën për zbardhjen e saj, po hetohet në disa pista. Policia ka shoqëruar disa persona për të zbardhur vrasjen.
(a.k/BalkanWeb)