Daçiç hedh në gjyq organizatorët e kamerës së fshehtë
01-02-2013 / Gazeta 55
Kryeministri serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se do të hedhë në gjyq organizatorët e një kamere të fshehtë. Në fragmentin që po bën xhiron e uebit Daçiç duket ndjeshëm në siklet pasi ka vënë re që intervistuesja e tij e ulur përballë është pa të brendshme.
Këshilltari i kryeministrit serb, ka deklaruar se kjo shaka ishte një ofendim jo vetëm për kryeministrin por për të gjithë Serbinë.
Dhe se Daçiç nuk ka ndërmend të lërë pa ndëshkuar këtë rast. Nga ana tjetër janë marrë masa që intervista e cila ishte parashikuar të jepej sot në televizionin Pink, të mos transmetohet.
Media serbe Blic bën të ditur se ka qenë pikërisht Daçiç që ka marrë masa që intervista të mos transmetohet në asnjë rrjet televiziv.