E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, akuza të ashpra mes partive parlamentare shqiptare

01-02-2013 / Gazeta 55

PDSH dhe BDI, akuza dhe ofendime të ndërsjellta

Parlamenti maqedonas është përfshirë sërish nga debatet dhe situata e tensionuar. Protagonistë kanë qenë Partia Demokratike Shqiptare dhe Bashkimi Demokrat për Integrim të cilat kanë akuzuar njëra tjetrën
Me afrimin e zgjedhjeve vendore po tensionohen raportet mes partive më të mëdha shqiptare në Maqedoni. Debat i tensionuar mes tyre është shënuar në mbledhjen kuvendore për pyetje deputetësh, ku janë shkëmbyer edhe ofendime të ndërsjella mes deputetëve të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Partisë Demokratike Shqiptare. Deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi Fazliu e pyeti ministren e punëve të brendshme Gordana Jankullovska se pse nuk dënohen funksionarë të BDI-së të akuzuar për shkaktimin e parregullsive zgjedhore.
Duke reaguar ndaj Ibrahimit, deputeti Talat Xhaferi u përgjigj se ai vetë në fushatën para zgjedhjeve të vitit 2008 ka qenë i rrezikuar nga aktivistë të PDSH-së. Ndaj tij me nervozizëm ka reaguar deputeti i PDSH-së Imer Aliu.
Tensionimi i debatit mes dy partive më të mëdha ka shtuar frikën te opinion shqiptar në Maqedoni se mund të nxisë incidente gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Për këtë arsye në opinion janë paraqitur dilema nëse duhet edhe një pakt zgjedhor ndërshqiptar për evitimin e incidenteve, ngjashëm me atë që u bë në vitin 2011 me iniciativë të kryeministrit Sali Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›