Daçiç kërkon policinë serbe në veri të Kosovës

“Ndoshta do të ishte mirë, për të gjithë, që në veri të Kosovës të ekzistoj policia serbe”, ka thënë ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç. Në një intervistë për gazetën “Danas”, ministri Daçiç theksoi se çështja e kandidaturës për anëtarësim në BE dhe e statusit të Kosovës varet nga Serbia.
I pyetur se nëse ka ndikim Serbia te serbët në veri të Kosovës, Daçiç thotë se “kjo situatë ka shfaqur probleme serioze”.
“Ndoshta do të ishte mirë për të gjithë që në veri të Kosovës të ekzistoj policia serbe, sepse do të ishte dikush që do ta kontrollonte situatën. Në njërën anë duhet të ndahen kërkesat e arsyeshme të serbëve dhe të merret parasysh realiteti politik e nevojat për barrikadat, e në anën tjetër duhet ndarë kaosin dhe anarkinë, që mund të ndodhë, nëse këtë proces nuk e kontrollon askush. Mendoj se këtë duhet ta kontrollojnë liderët e serbëve të Kosovës” ka theksuar Daçiç.