E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërrin në Kosovë

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur sot në Kosovë ku është pritur në aeroportin “Adem Jashari” ngakryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.Në ceremoninë e pritje banda e ushtrisë së Kosovës ka intepretuar himnet e dy shteteve dhe më pas kancelarja gjermane dhe kryeministri Thaçi do të zhvillojnë një takim i cili do të pasohet edhe me një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ajo do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe ushtarët gjerman që shërbejnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja.

Vizita e kancelares gjermane vlerësohet si shumë e rëndësishme nga autoritetet në Kosovë që këtë e shohin si një rikonfirmim të mbështetjes germane për pavarësinë e Kosovës, duke pasur parasysh edhe rolin e Gjermanisë në kuadër të Bashkimit Evropian.

Gjermania është një nga mbrojtëset e flakta të Pavarësisë dhe integritetit të Kosovës në kufijtë e saj me Serbinë, aq më shumë kur ishte vetë kancelaria gjermane, ajo që i bëri thirrje Serbisë të distancohet nga dhuna në veri të Kosovës dhe të heqë sa më parë strukturat paralele në Kosovë.

Ishte kjo deklaratë e Merkel, e cila dënoi goditjen e ushtarëve të KFOR-it nga ekstremistët serbë në barrikada, që bëri që Serbia të humbasë shansin për të marrë statusin e kandidatit në BE, në samitin më fundit të Këshillit të Ministrave të BE-së.

Në Prishtinë të bien në sy bilbordet që i urojnë mirëseardhjen në Kosovë, zonjës së fortë gjermane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›