Çeki, shuhet ish-Presidenti Vaclav Havel

“Artizani” i 'Revolucionit të Kadifenjtë', antikomunist në vitin 1989 dhe President i Çekosllovakisë e më pas i Republikës Çeke në vitet 1989-2003, u nda sot nga jeta”, theksoi zëdhënësja e tij, Sabina Tancevova, e cila e cilësoi Havelin një “ikonë të disidencës antikomuniste dhe simbol i demokracisë në Evropën Lindore”.
Presidenti i parë i Çekosllovakisë post-komuniste (1989-1992) dhe më pas i Republikës Çeke (1993-2003), ai do ta çonte vendin drejt demokratizimit, më pas drejt anëtarësimit në NATO (1999) dhe përgatitjeve për hyrjen në Bashkimin Evropian, që përfundoi në vitin 2004.
Pas përfundimit të mandatit të tij, në shkurt 2003, pavarësisht shëndetit të dobët, dramaturgu dhe ish-disidenti antikomunist i Traktatit 77 i kushtohet luftës për të drejtat e njeriut në Kubë, Bjellorusi, Birmani dhe Rusi. Ai i rikthehet gjithashtu letërsisë, me publikimin në vitin 2006 të kujtimeve të tij politike “Mbi nisjen”.
Një pneumoni, për të cilën nuk ka marrë kujdesin e duhur në burg dhe një kancer në mushkëri ishin origjina e problemeve të shumta shëndetësore të ish-Presidentit Havel, i cili kaloi pesë vjet në burgjet komuniste para vitit 1989. Ai u operua në dhjetor 1996 nga një kancer në mushkëri. Përveç një bronkiti kronik, Havel vuante edhe nga probleme kardiake.
Muajt e fundit, Havel e kaloi pjesën më të madhe të kohës në shtëpinë e tij në fshat, rreth 150 kilometra nga Praga, pasi u shtrua në muajin mars në spital për një pneumoni të rëndë.
I lindur në 5 tetor të vitit 1936 në Pragë, në një familje që kishte në pronësi kinema dhe dhjetëra ndërtesa në kryeqytet, Vaclav Havel u privua nga studimet nga regjimi komunist në emër të luftës antiborgjeze. Ai nisi punën në teatër si makinist dhe më pas si autor i teatrit absurd.
/Start/E.B/
2011-12-18 16:23