E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Për Kosovën, sovranitet i dyfishtë!

Serbia nuk mund të zgjasë integrimet evropiane nëse nuk ka mbështetje nga qytetarët, e ata nuk do të japin mbështetje në rast se shteti nuk i mbron interesat e saj legjitime në Kosovë, ka thënë presidenti serb, Boris Tadiç.

"Serbia nuk e ka asnjë iluzion se mund ta kthej Kosovën në sistemin e Republikës së Serbisë, ashtu siç ishte para vitit 2000. Por, Serbia nuk heq dorë nga negociatat dhe kërkimi i një zgjidhjeje të qëndrueshme", tha Tadiç për ditoren maqedonase Dnevnik.

Duke theksuar se ndarja e Kosovës nuk është një zgjidhje reale, Tadiç tha se Serbia e ka propozuar këtë ide që në vitet 60 të shekullit të kaluar, gjë të cilën e kanë mbrojtur edhe shqiptarët por kjo tani sipas tij nuk ka mbështetje të mjaftueshme.

Tadiç mendon se zgjidhja për Kosovën mund të jetë “sovraniteti i dyfishtë, por edhe ndonjë model që bazohet në zgjidhje ndërkombëtare, siç është modeli irlandez, Tiroli Jugor, apo ai në kohët e dy gjermanive”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›