E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiç pohon: Kosova, kusht i Serbisë për në BE

I mandatari për formimin e qeverisë së re serbe, Ivica Daçiç, tha se beson se ndarja e Kosovës është një nga zgjedhjet më të mira të mundshme. Në një intervistë për Deutsche Welle, ai tha se në marrëdhëniet e Serbisë me BE-në, e vetmja çështje kontestuese ka mbetur Kosova. Ekziston pjesa e përgjithshme, që ka të bëjë me përparimin e Serbisë dhe ajo do të definohet në raportin e Komisionit Europian në tetor. Por, pavarësisht nga kjo, duhet të përfundojnë çështjet e përmendura për Kosovën, pohoi Daçiç. Ai tha se mes çështjeve që kërkon BE-ja mbi Kosovën janë: Zbatimi i marrëveshjeve të arritura, bisedimet për energjinë elektrike dhe telekomunikacionin, veprimtaria e EULEX-it dhe KFOR-it e të institucioneve të tjera në tërë territorin, por edhe për fillimin e dialogut politik për të cilin Nikoliç (Presidenti) tha se nuk është kontestues që të zhvillohet edhe në nivelin më të lartë shtetëror.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›