E Diel, 1 Nëntor 2026

India testoi një raketë bërthamore

India ka testuar një raketë bërthamore me fuqi balistike, nga një bazë ushtarake në ishullin e Wheeler, në shtetin e Orissa në bregun lindor.

Lajmin e publikoi agjencia “Pti”, duke cituar burime të departamentit të Mbrojtjes.

Raketa, e serisë Agni-1, ka një rreze veprimi prej 700 kilometrash dhe është e pajisur me një sistem të sofistikuar të navigimit.

Kjo ishte një provë rutinë, siç thanë shkencëtarët e organizatës Defense Research Develompent (DRDO).

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›