Daçiç sot në KosovëKuçi: Vizita e tij përqëllime fetare
PRISHTINë- Zevendeskryeministri i parë i Serbisë dhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç, viziton sot Graçanicen në Kosovë, me leje te Prishtinës zyrtare.
Siç raportojne mediat serbe, gjatë vizitës një ditore ai do të takohet me kreret e Qendrës Koordinuese dhe të Qarkut si dhe do të vizitojë manastirin e Gracanices.
Me planin paraprak të kësaj vizite ishte parashikuar që Ministri i Brendshëm serb të vizitonte edhe manastirin në Banjskë, në veri të Kosovës, por mesohet se ka hequr dorë nga kjo vizitë.
E perditshmja kosovare Koha Ditore, raporton se kjo vizite realizohet me lejen e Prishtinës zyrtare. Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, ka thënë se vizita e ministrit të Brendshëm serb në manastirin e Graçanicës realizohet me lejen e institucioneve të Kosovës. Kuçi u ka deklaruar mediave lokale se kërkesa e tij është miratuar pasi vizita realizohet për qëllime fetare dhe jo politike.
(m.a/rel/BalkanWeb)