E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, 13 persona humbin jetën nga një sulm ajror



Një avion amerikan pa pilot ka qëlluar një raketë në Pakistan duke vrarë të paktën 13 militantë në një zonë tribale në afërsi të kufirit me Afganistanin.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet pakistaneze, sipas të cilave raketa goditi një strukturë që përdorej nga militantët në fshatin Isori, në Uaziristanin Verior.
Shërbimet e sigurisë njoftojnë gjithashtu se pesë persona të forcave policore kanë mbetur të plagosur nga sulmi ajror.
Rajoni në fjalë është kthyer në një bastion të guerrilasve talebanë dhe militantëve të Al Kaedës dhe ka qenë shpesh herë objektiv i sulmeve të tilla.
Nga ana e saj qeveria e Islamabadit e ka kundërshtuar publikisht përdorimin e këtyre avionëve, të njohur ndryshe si dronë, por amerikanët deklarojnë se në kontaktet private ata e kanë mbështetur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›