E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiç telefonon Nishanin: Përmirësim të marrëdhënieve

Në përpjekje për t`i bindur vendet fqinje se qeveria ardhshme e Serbisë nën drejtimin e tij do të angazhohet për ngritjen dhe fuqizimin e marrëdhënieve të mira dypalëshe, dhe do të jetë faktor i paqes dhe stabilitetit, ministri i Bredshëm serb dhe i mandatuari për formimin e qeverisë së re serbe, Ivica Daçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e ri të Shqipërisë, Bujar Nishanin.
 

Sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e Dacic thuhet se si Kryeministër i ardhshëm i Serbisë ka biseduar për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë.
 

"Është përcaktim i përbashkët që të avancohen marrëdhëniet tona dypalëshe në interes të paqes e të stabilitetit të rajonit" ka thënë Dacic gjatë bisedës me Nishanin sipas njoftimit.
 

Mediat serbe thonë se hollësi të tjera nuk jepen nga kjo bisedë telefonike, ndërsa Daçiç më herët ka biseduar me zyrtarët më të lartë të Malit të Zi, Maqedonisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës.
 

Drejtuesit e rinj serb janë bërë një shqetësim për BE dhe SHBA-të, ndërsa mediat serbe theksojnë se vizita e zëvendës.ndihmës Sekretarit amerikan i Shtetit, Philip Ricker në Beograd ishte një mesazh për politikën që duhet të ndjekë Serbia në Rajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›