Tryeza e PS në Prrenjas, prezantohet platforma për minierat

Partia Socialiste ka denoncuar mënyrën se si jepen liçencat per shfrytezimin e minierave si dhe kushtet ne te cilat punojnë minatoret.
Gjatë një takimi me minatorët në Prrenjas, deputetët e PS-së, Taulant Balla dhe Ilir Beqja prezantuan platformën mbështetesë për kategorinë e minatorëve, si dhe garantuan transparencë në dhenien e licencave nga instancat përkatëse nëse në 2013 do të jenë në pushtet.
Nga ana tjetër, minatorë të Prrenjasit kane shprehur indinjatën e tyre per kushtet në të cilat ata punojne dhe per pagat e pensionet e ulëta që marrin.
Zona e Prrenjasit ka nje numer te konsiderueshem minierash qe ne shumicen e rasteve nuk shfrytezohen.