E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Partitë e mëdha të marrin parasysh kërkesat tona

Në një prononcim për mediat, Milo theksoi se pas sinjalit pozitiv që morën dje nga komisioni i reformës zgjedhore, pritet një reflektim nga palët në mbledhjen e ditës së hënë të komisionit të posaçëm parlamentar.
"Dje, komisioni i reformës zgjedhore konfirmoi se do të shqyrtojë kërkesën e partive të vogla për reformën zgjedhore. Shpresoj që PD dhe PS të thyejnë heshtjen disamujore dhe të marrin në konsideratë partitë e vogla.

Dyshojmë se lënia në dorë të ekspertëve është një manovër politike e palëve. Shpresojmë që të hënën dy partitë të reflektojnë dhe ta miratojnë kërkesën tonë. Janë vetëm dy faktorët politikë që mund t`i japin zgjidhje kësaj çështjeje", nënvizoi kreu i PDS-s./Start/

                                                                                             2012-07-06 15:08
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›