E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha niset për Kroaci

Ky samit titullohet "Shtet-ndёrtimi dhe eksperienca europiane", dhe do tё zhvillohet nё datat 6-7 korrik nё Dubrovnik për të shtatin vit radhazi.

Samiti hapet sot pasdite me fjalёn pёrshёndetёse tё mikpritёsve tё tij, Kryeministrit Zoran Milanović dhe Presidentit Ivo Josipović.
     
Nё tё marrin pjesё kryeministrat e Polonisё, Kosovёs, Bullgarisё, Mali tё Zi, Bosnje Hercegovinёs, Sllovakisё dhe Rumanisё etj., si dhe Sekretari i Pёrgjithshёm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, Zёvendёssekretari i Departamentit tё Shtetit tё SHBA-ve, Philip Gordon dhe Komisioneri pёr Zgjerimin nё Komisionin Europian, Štefan Füle.
     
Kryeministri Berisha do t'i drejtohet samitit me njё fjalё, nё tё cilёn do tё prezantojё rrugëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve drejt familjes evropiane, reformave tё thella e tё gjithanshme qё janё ndërmarrë nё procesin e integrimit europian, si njё proces qё ka udhёhequr transformimet e mёdha tё vendit drejt vlerave e standardeve europiane dhe tё cilin qeveria shqiptare e konsideron tё bazuar tёrёsisht nё meritё.

                                                                                             2012-07-06 16:23
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›