Daçiq: I gatshëm të takohem me Thaçin

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se është i gatshëm, që për çështjen e Kosovës, të bisedoj me kryeministrin Hashim Thaçin.
“Nuk kam problem të ulem në tavolinë me çdokend dhe të bisedoj”, i tha Daçiq gazetës Veçernje Novosti, dhe shtoi se “me Thaçin tashmë jam ulur në tavolinën e njejtë në Këshillin e Sigurimit të OKB”.
Mëtutje, zoti Daçiq theksoi se vetëm “nuk duam që në këtë mënyrë të nënshkruhemi pas pavarësisë së Kosovës, por për të udhëhequr dialog, nuk paraqet kurrfarë problemi”.