E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Para Nikoliqit, vendime të vështira”

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ka thënë se Beogradi duhet të angazhohet me guxim në bisedimet me Prishtinën. Sipas saj, para Nikoliqit qëndrojnë vendime të vështira.

“Përfaqësuesja e lartë ka inkurajuar autoritetet serbe që të vazhdojnë me reformat dhe përpjekjet drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën që ka lëshuar të premten kabineti i baroneshës Ashton.

“Hapat e Serbisë drejt përmirësimit të dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Kosovën, janë çelësi për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e shtetit serb në Bashkimin Evropian”, ka thënë Ashton.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›