Daçiq: Nuk arrijmë askund pa u zgjidhur çështja e Kosovës

Mandatari për formimin e qeverisë së Serbisë Ivica Daçiq ka premtuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog, pasi kjo është gjëja kryesore për të filluar bisedimet me BE-në për integrimin e Serbisë.
Daçiç në një intervistë për RTS-në duke folur për Kosovën ka thënë se do të zbatohen marrëveshjet e arritura, pasi implementimi i tyre është i nevojshëm për t’u caktuar data e fillimit të bisedimeve për anëtarësim të Serbisë në BE.
Ndërsa, ai ka përsëritur qëndrimin e Tоmislav Nikoliqt me të cilin pajtohet që bisedimet me Kosovën të ngritën në nivelin politik dhe se ka thënë se tashmë është hartuar lista e temave për rundin e ri të bisedimeve, transmeton KosovaTimes.
Daçiq shprehet se nuk ia ka parë për të madhe Tadiqit që ka shtrënguar duart me Hashim Taçhin në Dubrovnik, por ka shtuar se ky gjest dallon nga politika që po harmonizohet.
"Ne nuk mund të arrijmë askund pa u zgjidhur çështja e Kosovës”, ka thënë Daçiq.