E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, përveç portës shkëlqen edhe në sulm

Etrit Berisha po shkëlqen në Kalmar. Përveç që po mbron me sukses portën e klubit suedez, portieri kosovar ka nisur ta ndihmojë skuadrën edhe në repartin ofanziv. Ish portieri i 2 Korrikut të enjten ka shënuar gol për Kalmarin, që mposhti ekipin nga Irlanda e Veriut Cliftonvlles 4:0 në kuadër të rrethit të parë të eliminatoreve për Europa League.

Antari i Kombëtares shqiptare ka realizuar golin e katërt për Kalmarin një minutë pa përfunduar takimi nga pika e bardhë. “Kohen e fundit nuk kemi pasur penallti në favor të ekipi tonë, por nëse në të ardhmen do të ketë, unë jam gati t’i ekzekutoj”, ka thënë Berisha për mediat suedeze.

Kjo nuk është hera e parë që Berisha ka treguar aftësitë e tij në ekzekutimin e njëmbëdhjetëmetërshave. Ai muaj më parë ishte figura kryesore e Kalmarit në ndeshjen miqësore kundër Trelleborgut. Berisha në minutën e pestë kishte kaluar në epërsi ekipin suedez 1:0 nga pika e bardhë, me të cilin rezultat edhe përfundoi takimi.

Tani Kalmar në rrethin e dytë të eliminatoreve për Europa League do të takohet me ekipin kroat Osjek. Berisha ka vlerësuar ekipin kroat, derisa ka theksuar se për momentin është i përqendruar te ndeshja e radhës në kampionatin suedez kundër Elfsborgut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›