E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiq ka qarë kur Kosova shpalli pavarësinë

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq, ka deklaruar se ka qarë kur Kosova, më 17 shkurt 2008, shpalli pavarësinë nga Serbia.

Ai gjithashtu ka zbuluar se atë ditë e ka kaluar në Graçanicë.

“Hymë në kolonë, ata shkonin për Prishtinë, e unë për Graçanicë. Bori të makinave, flamuj që valëviteshin, e ndërsa ne ngisnim makinën, shoferi nxori dorën nga makina dhe u tregoi tre gishtërinj. Ka qenë një atmosferë jo-elektrizuese, kishte emocione si nga ana ynë, ashtu edhe nga ana e tyre. Kam qarë. Ishte atmosferë shumë e rëndë”, ka zbuluar Daçiq, siç transmeton Zëri.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›