E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiq kërkon reciprocitet në veri

Lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se Serbia duhet të përgjigjet ashpër ndaj, siç ka thënë ai, sulmeve ndaj serbëve në veri të Kosovës.

Komentet e tij vijnë një ditë pas përpjekjes së KFOR-it që të heqë barrikadën në Rudarë të Zveçanit, operacion ky gjatë të cilit u plagosën dy ushtarë të KFOR-it dhe tre serbë.

“Duhet të reagojmë në mënyrë reciproke. Këto janë marrëdhëniet në komunitetin ndërkombëtar. Çfarë është reciprociteti, le ta marrin parasysh ata që flasin për këtë. Nëse dikush mendon se dikush mund të sulmojë serbët në veriun e Kosovës pa u ndëshkuar, atëherë qeveria e Serbisë nuk ka politikë shtetërore”, tha Daçiq para gazetarëve në Banjallukë, pas takimit me presidentin e Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›