E Diel, 1 Nëntor 2026

Simiq: Aksioni i KFOR-it “i ndërlidhur” me betimin e Nikoliqit

Profesori i Fakultetit të shkencave politike në Beograd, Predrag Simiq, ka vlerësuar për mediat serbe se aksioni i KFOR-it në veri të Kosovës “ është absolutisht i ndërlidhur” me dhënien e betimit të presidentit të ri serb dhe paraqet njëfarë lloj presioni i cili duhet të përcaktojë një pozicion të keq fillestar të Tomislav Nikoliqit dhe të Qeverisë së ardhshme të Serbisë.

“Mendoj se kjo ishte një pritje me zjarr të presidentit të ri, por edhe mesazh për Beogradin se gjërat në Kosovë kanë shkuar shumë përpara, dhe se presidenti i ri dhe Qeveria e ardhshme, duhet të fillojnë që të merren me Kosovën , ku situata do të jetë qenësishëm ndryshe nga ajo të cilën e kishin lënë ish-presidenti dhe Qeveria paraprake”, tha Simiq, raporton gazeta serbe “Blic”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›