E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daciqi: Refuzova urdhrin e BE -së për zgjedhjet

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daciq, thotë se e ka refuzuar një urdhër të Bashkimit Evropian, për mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë edhe në Kosovë.

“Nga Bashkimi Evropian kanë kërkuar që si lideri i Partisë Socialiste të Serbisë ta urdhëroj Slavica Dukiq Dejanoviqin (kryetare e Parlamentit të Serbisë, nga radhët e partisë së Dacicit – v.j.), që të mos i shpallë zgjedhjet serbe në Kosovë”, ka thënë ai për “Press”.

“Kjo do nënkuptonte heqjen dorë nga Kosova. Nuk ka kërkesë që mund të më detyroj ta bëj këtë. Zgjedhjet janë shpallur, ndërsa se a do të mbahen, kjo është tjetër punë. Por, nga Kosova nuk kemi hequr dorë”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›