Dade : Vota per Ramen, Evropa prane nesh
Ne nje takim te zhvilluar dje ne qytetin e Gjirokastres kandidatet per deputet te PS-se, Arta Dade dhe Elvira Shapllo kane shpjeguar disa prej pikave te platformes elektorale te PS-se per Gjirokastren. "Qeveria e ardhshme e PS-se do te investoje ne fushen e turizmit ne Gjirokaster. Qeveria e PD-se premtoi fonde dhe investime ne zonen muzeale, por nuk ka hedhur asnje kacidhe, premtoi rehabilitimin e shkollave dhe nuk ka bere asgje duke deshmuar se kane qene teresisht premtime te pambajtura", ka pohuar Dade ne kete takim. Ajo premtoi se PS, do te rigjeneroje zonen muzeale dhe kjo do te realizohet me projekte konkrete. Per vete pozicionin kufitar qe ka Qarku i Gjirokastres kandidatet per deputet te PS-se e kane vendosur theksin edhe tek procesi i liberalizimit te vizave. Mes te tjerash Dade ka shprehur garancine se ky proces do te kryhet nga qeveria e Edi Rames pasi, sipas saj, me Edi Ramen, Evropa eshte me prane nesh. "Brenda kater viteve do te plotesojme te gjitha detyrimet per te lejuar liberalizimin e plote te vizave per qytetaret shqiptare duke bere realitet ne kete menyre mashtrimin e Berishes, se ky proces do te ndodhte brenda 2006", ka pohuar Dade. B.K