E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia, 15 vjet me pas

Adam Miçnik, në një intervistë të gjatë dhënë gazetarit Blendi Fevziu, rrëfen vitet e errëta të diktaturës komuniste në Poloni, bën krahasimin me Shqipërinë dhe ndalet në ndikimin në mbarë botën. Shpjegon pse abuzohet me opsionin e “çrrënjosjes së komunizmit”

Z.Micnik, mire se erdhet ne vendin tone,ku shqiptaret ashtu si tek ju ne Poloni,gjithashtu kane perjetuar nje komunizem shume te forte dhe te ashper. Tegjithe ketu e dine mire c’eshte komunizmi. Mendoj se s’mund te krahasohetregjimi i Enver Hoxhes ketu me te gjitharegjimet komuniste ne Poloni: ate te Gomulkes, te Gerekut, te Jeruzelskit. Polonia ne krahasim me Shqiperine ka qenesi demokracia britanike.Eshte e vertete se regjimi ne Shqiperi ishte krejt ndryshe nga regjimet e tjera neEvropen..

Mund te kete pasur nje ngjashmerishume te vogel me regjimin e Causheskut

Besoj se me fundin e epokes se Causheskut,sepse ne fillim Caushesku ishte shume ihapur. Ne Shqiperi s’kishte ambasadeamerikane, s’kishte ambasade te Bashkimit Sovjetik te asaj kohe. Vendi ishte krejtesisht i izoluar. Pra, mendoj se ndryshontene cdo gje. Nje komunizem shume ortodoksnese mund te shprehemi keshtu. Eshte njeperzierje mes stalinizmit, nacionalizmit etnik dhe te elementeve te maoizmit ne pushtet

Ju u kthyet ne Shqiperi pas 15 vjetesh.

Po.

Si ju duket Shqiperia?

Mora nje ftese nga universiteti per te marre pjese ne konference, per te shprehurreflektimet e mia mbi filozofine pas tranzicionit. Amnistia dhe amnezia.Eshte teori shume....Une s’e shoh amnistine ne kuptimin juridik, por ne ate intelektual. Sidomos perte rinjte e sotem, te organizosh gjykatenkunder njerezve qe kane qene viktima teregjimit komunist eshte shume e nderlikuar. Kam vene re ne Poloni se sulmetqe i behen pjeses me te madhe te intelektualeve, politikaneve qe kane qene aktivene kohen e komunizmit, organizohen ngabrezat e rinj. Kjo s’me duket e drejte,sepse ata as qe e kane idene se c’trysniushtronte komunizmi ne ate kohe. Tanishoh se Tirana eshte qytet modern, nendryshim e siper

Ju duket ndryshe nga 15 vjet me pare?

Sigurisht. Sot eshte thuajse normale taquash qytet evropian. Vitin e pare pas fundit te komunizmit, ishte qytet i trishtuar, ivarfer, pa energji, i izoluar dhe njekohesishti shkaterruar nga komunizmi. Mund te krahasohej me Havanen e diteve te sotme.Kam qene ne Kube para pese a gjashtevjetesh. Havana m’u duk qytet shume ibukur, por teresisht i shkaterruar nga komunizmi. Komunistet jane te paret per teshkaterruar boten. Ata jane specialiste... perte shkaterruar gjithcka.

Por ka nje diskutim, sepse tani po hyjmene temen kryesore te intervistes sone. Cilido te jete sipas jush qendrimi yne mbi teardhmen?

Mendoj se se pari duhet te kuptojme teshkuaren tone. E shkuara e Shqiperisendryshon pak nga ajo e Polonise, arsyenju sapo e thate. Sistemi ketu ka qeneshume me terrorist, me i ashper, por cuditerisht, ka qene gjithashtu edhe me ipavarur, sepse Shqiperia s’ishte nje zoneku Bashkimi Sovjetik kishte ndikim tedrejtperdrejte. Ne i kishim fqinje. Politika perballe Kremlinit. Te ishin drejtuesittane si Enver Hoxha apo Caushesku? Kjoishte thjesht e pamundur. Ishte vazhdimisht nje loje. Ishte nje loje mes tendencesper te bere karriere, per te qene komunisti i ndershem perballe Moskes, por ishin edhe tendencat sidomos pas vitit 1956.Ishte nje loje me komunizmin rus. IshteGomulka, Gerek dhe Jaruzelcki gjithashtu. Problemi ishte si te perdorej rendesiae dores se dyte qe kishte pavaresia. Sot,ketij konteksti i duhet bere nje analize medelikate, me e holle. Per shembull, unemendoj se kriminelet jane kriminele. Kjoeshte e qarte. Por ky perben problem pergjykatesit e pavarur, jo per politikanet.Te perdoresh te shkuaren per luften aktuale politike, s’eshte gje e mire, sepseky quhet sulm kunder te vertetes historike, falsifikim i kujteses kolektive.Por komunizmi ne Poloni ishte me liberalse ai ne Shqiperi. Sipas informacioneveqe kam, kuptova se ne Poloni ka...le taquajme nje klase, nje klase politike te asajkohe. Ata kane thene: “Po, kemi gabuar,komunizmi yne ishte i ashper.” Ndersa neShqiperi, te gjithe drejtuesit komunistete kohes vazhdojne te thone: “Ne kemikryer detyren tone, s’kemi bere asgjetjeter pervec se kemi zbatuar ligjet qe ekzistonin ne ate kohe.” Kjo do te thote seketa njerez s’kane asnje kompleks percfare kane bere ne te shkuaren.Degjoni, kjo varet nga konteksti. S’mundte flas ne pergjithesi. Le te marrim shembullin rus. Sigurisht qe Gorbacovi kaqene komunist ortodoks, por ishte dheshkaterruesi me i madh i efektshem...

I komunizmit?

Po. A ju duket e arsyeshme tani qe te akuzohet Gorbacovi per ate qe beri ne kohen e Afganistanit? Eshte shume epaqarte. Historia eshte shume me e nderlikuar ne krahasim me mundesite qekemi ne per te vendosur drejtesi historike. Ne planin intelektual absolutisht.Duhet publikuar e gjithe e verteta.

Ketu ka ende shume intelektuale qethone se komunizmi vertet ishte sistemtiran, por ne ate kohe u ndertua sistemienergjetik...

Si nazizmi. Si fashizmi. Edhe fashizmindertoi autostradat, zhduku papunesineetj. etj. Sipas mendimit tim, per intelektualet, lidhur me deklarimet e tyre, ketojane arsyetime idiote, sepse kriteri paresor jane kushtet njerezore ne nje sistem.Por duhet te shtoj se edhe ne sot jemi tedetyruar te respektojme kushtet njerezore. Nese do te perdornim karikaturen emenyres se te menduarit bolshevikkunder bolshevikeve eshte gjithashtucenim i demokracise. Kam vene re jovetem ne Poloni, por edhe ne RepublikenCeke dhe ne Gjeorgji nje fenomen qe dota quaja antikomunizem me fytyre bolshevike. Nese je antikomunist gjithckaeshte e drejte, ti mund t’i justifikosh tegjitha keto sulme, te gjitha keto marrezivetem sepse je antikomunist. Ne Poloniideja se duhet bere crrenjosja e komunizmit sipas shembullit te crrenjosjes senazizmit, ishte nje filozofi per te diskriminuar perfaqesuesit e regjimit te meparshem. Pra, demokracia ose nje grup ipergatitur me argumentet politike apoideologjike te eliminimit eshte shume errezikshme per demokracine, sepse ajoeshte logjika e cdo revolucioni, atij francez,bolshevik etj. Eshte mekanizmi qe organizon sistemet e pushtetit me ane te perjashtimeve. Duhen perjashtuar kapitalistet, komunistet, antikomunistet, hebrenjte, borgjezet etj. etj. Kjo ishte logjikerevolucionare e cila ne Poloni u shfaq nenje version delikat. S’ishte versioni i ashper, por ishte versioni i Polonise, por happas hapi eshte mjaft e rrezikshme. Ky eshte paradoksi i tranzicionit polak. Keta dydhjetevjecare Polonia njohu nje sukses tepaimagjinueshem. Ndodhen ndryshimetme te thella, eshte vend demokratik, jemianetare te NATOs, te Bashkimit Evropian, jemi me te pasur. Kjo eshte e mrekullueshme. Kufijte jane te hapur, s’ka censure. Eshte nje mrekulli. Por hapi i pare iketij tranzicioni ishin tavolinat e rrumbullaketa, kjo ishte kunder tradites historikepolake. Ne traditen tone jane revolucionet,komplotet, kryengritjet. Te gjitha keto perfundonin me disfate. Ishte hera e pare qene ndryshuam traditen dhe pergatitem demontimin e sistemit te diktatures komuniste nepermjet negociatave. Por cfare negociatash? Mes te burgosurve dhe gardianeve te burgjeve. Mes te gjitheve. Une bisedova me gjeneralin Kishak qe dikur kaqene kreu i KGBse sone. Ishte teater, spektakel. Por kjo ishte nje mencuri kombetare. Kjo u mundesua prej dy personaliteteve: Les Valeses, udheheqesi i levizjessone dhe gjeneralit Jaruzelski, kreu i komunisteve. Tani, pas 20 vjetesh, Jaruzelski ka 10 vjet qe vazhdon te gjykohet perte shkuaren e tij. Valesa, u akuzua si agjenti sherbimeve...

Ka bashkepunuar me sherbimet e fshehta?

Po, keshtu u akuzua. Kjo eshte absolutisht marrezi. Une kam qene bashkepunetor shume i afert i Valeses. Eshte budallallek. Mbase kur ka qene punetor nemoshe te re mund te kete firmosur ndonje gje, por kjo ka ndodhur para periudhesse opozites.

-Ai ka qene njeriu simbol qe mposhti komunizmin.

Po, por kjo ka qene filozofia e antikomunisteve me fytyre bolshevike: Duhen shkaterruar te gjitha autoritetet, sepse pote lirohet vendi, do ta zeme ne.

-Me cfare merret tani gjenerali Jaruzelski?

Ai vazhdon te dale neper gjyqe.

-Cfare mendimi qarkullon ne Poloni perte?

Eshte interesante. Kohet e fundit, dukeqene se ai eshte bere viktime e sulmeve shpesh te padrejta, popullariteti i tij...

-Eshte rritur me shume se me pare?

Po, po. E njejta gje po ndodh edhe meValesen.Popullariteti i Valeses eshte rritur me shume se me pare? Po. Sepse ai edhe pse ka qene lideri im, sipresident republike ishte fatal. I papergatitur, demagogjik, megalomaniak...

-Por ishte simbol.

Po, simbol. Ne zgjedhjet presidenciale aihumbi kunder Kvasnieskit i cili ishte njekandidat postkomunist. Edhe per muado te kishte qene e pamundur...

-Kudo neper vendet e lindjes ishkomunistet u kthyen ne pushtet pas disavitesh.Praktikisht, po.Pse?

Mendoj se ne, antikomunistet, menduam se liria apo pavaresia kombetareeshte vlera numer nje, vlera e vetme.Por ishte gabim...Eshte vlera e vetme per ne, per intelektualet, per arkitektet, per artistet.

-Por per pjesen me te madhe te njerezve eshte siguria...

Komunizmi i ka dhene pjeses me te madhe sigurine, pervec sigurise politike. Pote ishe nje qytetar i ndershem perpartine, ishe i sigurt...

-Por komunizmi u shkaterrua ne te gjithavendet e lindjes me shume entuziazem nga populli, pse iu kthye kunder gjithe ky entuziazem?

Sepse rezultati eshte demokracia.Nuk ishte vetem nje revolucion intelektualesh, per shembull ne Shqiperi komunizmi u rrezua me vullnetin e gjithe popullit.Mendoj se jane, le te themi, vetem vezhgime per nje pjese.

-Cfare eshte demokracia?

Asgje.Asgje. Biseda, aventura ne parlament,korrupsion i paimagjinueshem, pabarazisociale qe ne komunizem ishte e fshehur,por tani eshte publike, miliardere, skandale te medha dhe gjithashtu fjalor agresiv. Asnje veprim nga shteti per te mbrojtur te varfrin, te semurin, te papunin,eshte nje fare vizioni, thjeshtesimi. Taniduhet t’ia mbathesh nga keta tipa tetmerrshem qe dalin hapur duke thene:ne jemi demokrate, por praktikisht, sic eka thene Avoisi: jane demokrate, hajdute,etj.

-Z.Micnik, ju keni pasur nje jete shumete veshtire ne epoken e komunizmit,keni qene ne burg, ju hoqen te drejtenper te vazhduar universitetin. Cili kaqene momenti ose viti me i veshtire ijetes suaj ne epoken e komunizmit?

Degjoni, nese mendoj sot per kete teme,te gjitha vitet e jetes sime kane qene temrekullueshme... Por me kujtohet njefakt: Njehere kur kam qene ne Prage nenje konference kam ftuar edhe HilariKlinton, ishte ende Bill Klinton ne pushtet ne ate kohe.Hilari me pyet: Me sa di une Vaslavi dheju keni qene kriminele, ne burg, dhe taniai eshte president, ndersa ti je drejtori ise perditshmes me te madhe ne Evropenqendrore dhe lindore. C’mendon per...kete ndryshim ne jeten tende? Dhe uneiu pergjigja. Hilari, eshte tamam si ne filmat e keqij amerikane, sepse me ne fundpatem nje “Happy End”. Eshte si ato historite me “Fund te lumtur”.

-Megjithate ka qene me e thjeshte se historia e shume disidenteve qe u vrane...

Po, sigurisht, sic ndodhi ne Poloni. Janevrare ne manifestime dhe ne burg, si priftiPapiruska......jane vrare ne Rusi, ne Ukraine, prifterinjte ukrainas dhe ne Siberi gjithashtu...Eshte e vertete, por pyetja juaj ishte personale dhe jo historike.Keni te drejte, te gjitha ata qe janepergjegjes per keto atentate jane problemper prokuroret. Sepse nuk ka amnisti pervrasesit. Them amnisti per njerezit qe perarsye te ndryshme kane bashkepunuar meregjimin komunist.Mjeket e mire, arkitektet, inxhinieret dheaktoret duhet te kene vendin e tyre nePolonine e lire dhe demokratike, sepselufta qe kam bere une dhe koleget e miishte nje lufte per gjithe Polonine, jovetem per polaket katolike apo antikomuniste.

-Edhe dy pyetje qe i perkasin epokes komuniste. Ju me thate se e keni njohur Havelin ne epoken e klandestinitetit. Si e njohet?

Ne pergatitem kontaktet nga ekzilantet,nga te rinjte, ne organizuam mitingjet tekufiri dhe ne male, sepse Polonia dhe Cekosllovakia ishin vende fqinje. Si te vendosesh kontakte, le te themi, mes kosovareve dhe shqiptareve.

-Ne ate kohe ka qene e pamundur, por...

Absolutisht po. Mes kosovareve dhe shqiptareve te internuar.

-Jeni takuar me Havelin ne ate periudhe?

Sigurisht, disa here, ne kufi.

-Pyetja e dyte, si u be e mundur qe komunizmi u rrezua para se te niste Perestrojka ne Bashkimin Sovjetik? A ishte e mundur qe Solidarnosti te fitontezgjedhjet dhe te permbyste regjimin nePoloni pa Perestrojken dhe Gorbacovin?

Mendoj se jo. Mendoj se Perestrojka dheGorbacovi hapen dyert per forcatdemokratike dhe profecite demokratike.Brezhnjev ne vend te Gorbacovit do t’ikishte dhene fund shanseve te Poloniseper evoluimin civil. E pame edhe ne vitet’80. U bene greva te medha, u arrit solidariteti mes sindikatave te para teligjshme ne vendet komuniste. Nuk ishinvetem sindikata ligjore, por ishte edhekonfederata kombetare kunder diktatures. Klasa punetore qe organizoi eliminimin total te regjimit komunist. Diktatura e proletariatit dhe proletaret janekunder regjimit. Fundi i kesaj endrre qeligji marcial i 13 dhjetori organizuar ngamiku im gjeneral Jeruzelski. Ishte mjaftdelikate, sepse sot mendoj se zgjedhja ideale e Jeruzelski ishte ose grusht shteti ushtarak ose pranimi i nderhyrjes ruse.

-Prezenca e sovjetikeve ne Poloni?

Po, do te ishte katastrofike. Per ne do tekishte qene me keq se ne Cekosllovaki

-Sepse rezistenca qe me e forte?

Jam i bindur, ishin rreth 40 milione njerez.

-Dua t’ju bej nje tjeter pyetje, kete vit behen plot 20 vjet nga renia e murit teBerlinit. Si eshte Evropa e sotme, Evropa lindore krahasuar me ate Evrope te 20 viteve me pare qe keni ne mendje?

Pyetje shume e mire. Pike se pari, pararrezimit te komunizmit termi kapitalizemnuk kishte kuptim ne debatet meskundershtareve. Mbase ne grupet liberale, por ne pjesen me te madhe tekundershtareve, nje privatizim i perbashket nuk ishte i mundur.Kantieret detare, minierat e perbashketa... I pari ndryshim i madh ishte rilindjae kapitalizmit, sepse vendi qe shume ivarfer, kapitalistet qene te fuqishem dheagresive. Se dyti, ne Poloni, klasa qe pergatiti fundin e komunizmit ishte klasapunetore. Filozofia e solidaritetit qeemancipimi i klases punetore. Logjikakapitaliste eshte krejt ndryshe.Pra, keto ndryshime ideologjike, politike,morale... Se treti, askush s’e mendontese ndarja e Bashkimit Sovjetik mund tearrihej ne menyre kaq paqesore. Nemendjen tone qe mbeshtetja e Gorbacovit, vazhdimesia e Perestrojkes. Ishte shkaterrimi total i Bashkimit Sovjetik.Evropa eshte ndryshe. Evropa Qendroredhe ajo Lindore gjenden tani para njesfide te re. Si te mendojme mbi Bashkimin Evropian?Pas zgjerimit te ri me Shqiperine dhe vendet e tjera te Ballkanit, sepse eshte nje sfidemjaft e thelle. Tradicionalisht per bashkeqytetaret e mi lufta kunder diktaturesishte gjithashtu edhe lufta per pavaresinekombetare. E djathta e sotme organizonmanifestime ne rruge per flamujt. Dje Moska, sot Brukseli. Ky fenomen ndodh me tevertete.

-Anetaresimi ne Bashkimin Evropian dhene NATO autolimiton pavaresine dhetani gjendemi serish para nje fillimi te ri...Nuk e di cilat do te jene konkluzionet,por jam i sigurt se pasi te kene kaluar 5vjet nga prezenca e Polonise ne Bashkimin Evropian rezultate do te jene vecsepozitive. Nuk kam asgje negative. Kjo qegjithashtu edhe nje beteje kombetare.Histeria e organizuar nga kisha katolike,sepse Evropa ka babilone, droge, divorcet, kontraceptive, abortimet... nukeshte e vertete. Nese mund ta them permiqte e mi shqiptare, futja ne BashkiminEvropian eshte udhe e mbare per ju.

-Eshte udha me e mire qe kemi

Po.

-Z.Micnik, kam lexuar nje artikull tuajinshume interesant per sa i perket luftesne Irak. Ju keni mbeshtetur vendimin eXH.W. Bush...

Ishte skandal......

-per te sulmuar Irakun. Perse e mbeshtetet?

Se pari, e kam thene disa here se jam dakord me kete nderhyrje, ndonese u pergatit nga Xh.W.Bush. Se dyti, argumentet e mia qene shume te qarta. Ishte luftekunder nje regjimi totalitar, kunder njediktatori si Sadam Hussein. Se treti, jamkunder amerikanofobise qe funksiononne Evrope. Per nje intelektual shqiptarnuk besoj se duhet ta shpjegoj, sepse ju edini mire...Po, ne e kemi provuar luften tre here.Po, te paret qe jane pro amerikaneve janekosovaret, me pas vijne shqiptaret dhe setreti polaket. Eshte mjaft e qarte. Mendojse ne jemi te detyruar qe kur ka konfliktemes demokracise dhe regjimit totalitar, teqendrojme me prane demokracise. Tembajme mend te gjitha argumentet qepraktikisht tregojne se armiku i vleravepozitive ne bote eshte Amerika. Nuk janeruset, kinezet, as iranianet, por amerikanet. Perse? Amerikanet me te mencurapo me idiote kane mbrojtur jo vetem interesat e tyre materiale, por edhe vlerendemokratike ne bote.Po, gjithmone.Jemi ne nje mendje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›