Leskaj: "Arsimi, pikenisja e zhvillimit te shoqerise"
Kandidatja per deputete ne Qarkun e Elbasanit, Valentina Leskaj, ka zhvilluar dje nje takim ne Teatrin "Skampa" te Elbasanit me te rinj dhe te reja te ketij qyteti, ku u shpreh se arsimi eshte pikenisja e tyre e zhvillimit te shoqerise. Sipas saj, eshte kjo arsyeja qe PS do ta rrise arsimin, eshte kjo arsyeja qe arsimi ne programin e tyre eshte prioritet. "Ne do t'i japim me shume fonde ketij sektori, per te sjelle dinjitetin tek profesioni i mesuesit, per te sjelle dinjitetin e shkollave tona, per te bere vertet shkollat tona vende te dijes", premtoi Leskaj. Ajo tha se ne kete pike ata bejne diference me ato qe sundojne sot Shqiperine. Deputetja socialiste vleresoi se diferenca e tyre eshte ne vizion, diferenca e tyre eshte ne koncept dhe ndahen ne menyrat e te berit te gjerave.