E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: S'jam si Meta dhe Berisha

"Une nuk do te jem nje kryeminister si Sali Berisha dhe si te tjere ish-kryeministra, qe vijne sot dhe ju kerkojne voten, dhe nuk duan dhe nuk munden te bejne asgje tjeter me voten tuaj, vecse t'u humbasin dhe kater vite te tjera si keto 18 vjet". Kjo eshte deklarata e bere mbremjen e djeshme nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate hapjes se fushates ne qytetin e Korces, duke aluduar nepermjet deklaratave te tij per Berishen dhe Meten. Sipas tij, vota per kryeministra te politikes se vjeter dhe per ish-kryeministra qe duan te mbajne gjalle politiken e vjeter, eshte nje vote e cuar dem. Ai ftoi korcaret qe te votojne Partine Socialiste, si e vetmja force progresive qe do te sjelle ndryshimin e madh per shqiptaret. "Sali Berisha, vazhdon ende te me thote, si nje nxenes i mbetur ne klase, qe te le Bashkine e Tiranes, te braktis qytetaret e saj dhe te kandidoj per deputet", vijoi Rama fjalimin e tij. Ndersa rikujtoi se pas 28 qershorit, karrigia e deputetit do t'i duhet Berishes, qe te ulet kur te dale ne opozite, kurse atij i duhet nje mandat per te qene ne kembe, per te qene ne krye te puneve ne cdo qytet dhe ne cdo fshat. Kryesocialisti tha se kesaj qeverisje te deshtuar i kane mbetur edhe 24 dite, per t'i dhene me ne fund Korces te gjithe fuqine, qe i duhet dhe per t'u zhvilluar me shpejtesine e endrrave te qytetareve te saj, per tu bere " Parisi i Vogel" shqiptar. "Une kam hyre ne politike sepse kam ndier nevojen per nje politike te re, qe do te hape vende te reja pune, qe do te stimuloje rritjen e prodhimit vendas, per nje politike te re qe do te transformoje fshatin, per te mireushqyer cdo familje dhe cdo femije te Shqiperise", shpjegoi Rama angazhimin e tij ne kete fushate politike. Ai tha se ka hyre ne kete beteje per nje politike te re qe do te rimekembe arsimin, qe qytetaret shqiptare neser te jene anetare te Bashkimit Evropian. Kryesocialisti ka ftuar qytetaret e Korces, qe te bashkohen me endrren e emigranteve shqiptare per nje Shqiperi Evropiane, per ta ndertuar ne vendin tone fatin tone dhe te familjeve tona. Me tej, ai ka kerkuar voten per Partine Socialiste, duke u shprehur se kater vite me pare Sali Berisha ju kerkoi voten ne emer te levizjes se lire per ne Evrope. "Dhe sot serish ju kerkon voten per nje premtim qe nuk e mbajti. Kjo eshte e papranueshme dhe e palejueshme. Ne ju premtojme qe brenda vitit 2010 cdo shqiptar dhe cdo familje shqiptare do te munde te levize brenda vendeve te BE", premtoi lideri i Partise Socialiste, Edi Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›