E Diel, 1 Nëntor 2026

Dade: Berisha ka instaluar korrupsionin në vend

Sipas saj, kryeministri Berisha ka instaluar kulturën e pandëshkueshmërisë, listës së ministrave të korruptuar të qeverisë së mëparshme iu shtuan dhe ministrat e koalicionit.

“Rasti tronditës korruptiv i Ministrit të Ekonomisë vërteton katërcipërisht që ky koalicion është krijuar vetëm mbi interesa okulte, korruptive. Sali Berisha është përgjegjësi kryesor i instalimit dhe i thellimit të korrupsionit në qeverinë e tij dhe është i detyruar t’i japë përgjigje opozitës dhe shqiptarëve për fitimin korruptiv prej 1.8 milionë eurosh brenda një viti të krizës ekonomike të ministrit të tij dhe të skemës nepotike të ngritur mbi kapacitetet korruptive që rrënojnë çdo ditë ekonominë, jetën sociale dhe politike të vendit”, thotë ajo për mediat.

Me tej, zonja Dade shtoi se prokuroria duhet të ndërmarrë veprime konkrete për të luftuar korrupsionin. “Gjithashtu organet e drejtësisë që në raste të ngjashme fatkeqësisht mund të kenë qenë të dominuar nga politika duhet të veprojnë në zbatim të ligjit dhe të bëjnë drejtësi për këto afera korruptive që kanë vënë në rrezik demokracinë dhe kanë zhytur në varfëri të skajshme shumicën e shqiptarëve”, vijoi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›