E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi pret Boschard: Marrëdhëniet me Gjermaninë, të mira

Gjatë takimit, Topi u shpreh se marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri - Gjermani janë shumë të mira.

Presidenti Topi e falenderoi ambasadorin Boschard për punën dhe aktivitetin e tij diplomatik disavjeçar në shërbim të rritjes dhe thellimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë në rrugëtimin integrues të vendit tonë në NATO dhe më vonë në Bashkimin Evropian.

Ambasadori gjerman, Bernd Boschard, shprehu mirënjohjen ndaj Presidentit Topi dhe gjithë institucioneve të shtetit shqiptar për mbështetjen e pakursyer dhe bashkëpunimin e frytshëm, që ia bënë më të lehtë përmbushjen e misionit të tij diplomatik në të mirën reciproke të dy popujve dhe vendeve tona.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›