Kreu i Kushtetueses, përplasje PD-Presidencë
Deputetët e maxhorancës kanë akuzuar presidentin e Republikës për vonesat në përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të kësaj gjykate.
"Në emër të komisionit të Ligjeve dhe të Kushtetutës i kërkoj Presidentit të dekretojë sa më shpejt kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, insititucionit që është garant i Kushtetutës dhe njëkohesisht kërkoj thirrjen urgjente të parlamentit për të bërë emërimin e tij", thuhet në deklaratën për shtyp të sekretarit të Komisionit të Ligjeve, Eduard Halimi, deputet i Partisë Demokratike.
Madje, deputeti demokrat ka shkuar më tej, kur ka deklaruar se presidenti Topi, ka shkelur Kushtetutën e vendit, duke e vlerësuar këtë si “një ngjarje të rëndë”. "Kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën e Republikës duke mos ushtruar detyrimin kushtetues për emërimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, emërim që duhej të ishte bërë që prej datës 4 qershor", thuhet më tej.
Sipas tij, "ky përbën një akt të rëndë dhe të paprecedent në gjithë historinë e shtetit shqiptar, si dhe nje fyerje të rëndë për Kushtetutën dhe shtetin ligjor. Në frymën e tij ligji dhe Kushtetuta duhet të zbatohen pa kushte, si nga qytetarët dhe nga Presidenti i vendit".
Deputeti Halimi, duke iu referuar nenit 125 të Kushtetutes, sipas së cilës, "kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet të emërohet nga Presidenti me pëlqim të Kuvendit, vetëm për një periudhë 3-vjeçare", thekson se Presidenti i Republikës ka bërë shkelje të rëndë të dispozitave ligjore.
"është fyese për shqiptarët të përdoret si justifikim skadimi i mandatit të disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetutese, ndërkohë që edhe dekretimi i tyre është fund e krye kompetencë e Presidentit të Republikës", përfundoi deklaratën e tij pr mediat sekretari i komisionit të Ligjeve.
Menjëherë reagoi këshilltari juridik i Presidencës, Spiro Peçi, sipas të cilit kreu i shtetit nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutës së vendit. “Nga 9 kandidatë të Kushtetueses, vetëm 4 prej tyre u ka mbaruar mandati. Asgjë nuk e pengon presidentin të zgjedhë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Por përpjekjet nuk kanë të bëjnë vetëm me presidentin, pengesat janë nga burokracia e Kuvendit”, ka deklaruar Peçi.
Më tej, këshilltari i z. Topi, është shprehur se presidenti ka bërë përpjekje për të zgjedhur anëtarët e rinj dhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese.
“Në vazhdim të një procesi, pas refuzimit të zotit Kristo, Presidenti thirri të gjithë anëtarët e tjerë por ishte e pamundur. Në këto kushte është mëse e logjikshme, e drejtë dhe ligjore që Presidenti duhet të emërojë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese nga rradhët e anëtarëve të kompletuar të kësaj gjykate. Ky proces do të përfundojë në ditët e para të shtatorit me fillimin e sezonit të ri. Presidenti ka ndjekur një procedurë jo vetëm për kryetarin por edhe anëtarët”, theksoi Peçi.
Ai ka deklaruar gjithashtu se përzgjedhja e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese do të bëhet brenda muajit Shtator, kohë kur nisë edhe sesioni i parlamentar. Mandate i kreut të kësaj gjykate, Vladimir Kristo, ka skaduar që në muajin qershor. Presidenca ka pasur mjaft vonesa në këtë drejtim, ndërkohë që disa prej kandidaturave të kreut të shtetit janë rrëzuar në Parlament, veçanërisht për anëtarë të Gjykatës së Lartë. /S.Lleshi/Start/