E Diel, 1 Nëntor 2026

Dade: Berisha t'i tregoje shqiptareve pse kembengul ne moshapjen e kutive

Partia Socialiste ne vazhden e qendrimit te saj per bojkotin e Parlamentit, ka kerkuar nga kryeministri Berisha qe te shpjegoje arsyen e vertete te kembenguljes, per te penguar hapjen e kutive. Permes nje komunikimi me mediat, deputetja socialiste, njeheresh Sekretarja e Marredhenieve Nderkombetare ne seline roze, Arta Dade, riperseriti qendrimin e partise me te madhe ne opozite, per kushtet qe diktojne marredhenien me Kuvendin. Ajo theksoi se Parlamenti eshte i dale nga deformimi i vullnetit te votuesit, permes vjedhjes se votave dhe mandateve te mbetura peng, ne kutite qe duhen rinumeruar dhe materialet zgjedhore, qe duhen rishqyrtuar. "Sali Berisha duhet t'u shpjegoje shqiptareve arsyen e vertete te kembenguljes per te penguar hapjen e kutive, e per te bere transparencen e materialeve zgjedhore, ne ato zona qe ne kemi kerkuar rinumerim", u shpreh Dade. Sipas saj, kerkesa e Partise Socialiste, eshte ligjore dhe konform detyrimit per transparence ndaj publikut dhe ndaj votuesve shqiptare, si edhe ne linje me konstatimin e vezhguesve nderkombetare, qe ne nje te treten e zonave zgjedhore, procesi i numerimit eshte kryer keq ose shume keq. Duke vijuar shprehjen e qendrimit socialist dhe kritikat ndaj procesit zgjedhor, sekretarja e Marredhenieve Nderkombetare ne Partine Socialiste, theksoi se shqiptaret e meritojne transparencen per zgjedhjet edhe si qytetare te nje vendi anetar te NATO-s dhe qe aspiron integrimin ne Bashkimin Evropian. "Vjedhja e votes, korrupsioni elektoral dhe mungesa e transparences, rreth procesit zgjedhor ne Shqiperi, duhet te marre fund. Kjo do te behet vetem permes hapjes se kutive qe mbajne peng mandatet e verteta te te zgjedhurve nga populli", perfundoi fjalen e saj, deputetja socialiste, Arta Dade.

SHPJEGIMI

"Sali Berisha duhet t'u shpjegoje shqiptareve arsyen e vertete te kembenguljes per te penguar hapjen e kutive e per te bere transparencen e materialeve zgjedhore ne ato zona qe ne kemi kerkuar rinumerim", tha Arta Dade.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›